Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është përplasur me deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në Komisionin për Legjislacion.
Deliu-Kodra ka thënë që shumica e ligjeve të pushtetit janë refuzuar nga Gjykata Kushtetuese.
Haxhiu i është kundërpërgjigjur deputetes duke i thënë që të mos manipulojë.
Deliu-Kodra po ashtu pati ankesa sa i përket qasjes së Haxhiut ndaj opozitës.
“Është e habitshme se si i qaseni opozitës. Po flisni për një reformë të njëanshme. Sot po zbërthehet në një qasje të njëanshme. Është e papranueshme që t’i qaseni një anshëm Komisionit të Venecias”, ka thënë Deliu-Kodra.
