Rastet e mosmarrveshjeve mes parterëve në Kosovë janë të shumta, të cilat din ta dërgojnë konfliktin deri tek divorci, mirëpo jo çdo divorc pritet me mirëkuptimin e partnerëve, nga të dyja palët.
Rasti i fundit, kur një grua në Ferizaj, pasi i ka kërkuar bashkëshortit të saj të ndahen, i fundi e kishte kërcënuar me jetë.
Sipas dëshmisë së viktimës, bashkëshorti i saj e kishte këcënuar me jetë atë dhe familjen e saj, kjo në rast se ajo do të ndahej nga ai.
Këto fjalë kanë ditur të jenë shqetësuese e frikësese për viktimën, ndërkaq ajo ka zgjedhur që ta denoncojë rastin në Polici. Pas këtij denoncimi, bashkëshorti i saj, 33 vjeçar është arrestuar dhe u dërgua në stacionin e Policisë për intervistim.
I njejti është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.
