Hajdari me njoftim për taksimetrin në taksitë e Kosovës

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Agjencia e Metrologjisë, në kuadër të kësaj ministrie, ka emëruar dy trupa për vlerësim së saktësisë së taksimetrave.
Ajo tha se kjo gjë po ndodh për herë të parë në Kosovë, derisa shton se Bashkimi Evropian ka dhënë rekomandime për standardizimin e taksimetrit në të gjithë vendet anëtare.
“Për herë të parë në Republikën e Kosovës, Agjencia e Metrologjisë në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka emëruar dy trupa për vlerësim konformiteti (TVK) që do të bëjnë vlerësimin e saktësisë së taksimetrave.
Në përputhje me të gjitha rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe rekomandimeve tjera ndërkombëtare, të cilat kanë për qëllim që taksimetrat të jenë të saktë, të besueshëm dhe të sigurtë për përdoruesit dhe klientët, tashmë edhe Kosova, sipas legjislacionit në fuqi, ka emëruar këto trupa për të siguruar qytetarët e saj se shërbimet e taksive do të jenë të sakta sa ju takon tarifave të shërbimit që ata marrin.
Që nga viti 2007, Bashkimi Evropian ka dhënë rekomandime për standardizimin e taksimetrit në të gjithë vendet anëtare. Çdo herë për qytetarët dhe në shërbim të tyre”, shkruan ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *