“VJEDHJE E RËNDË” i ka cilësuar Policia e Kosovës dy raste në rajonin e Ferizajt.
Dy vetura të shtrenjta janë vjedhur ditën e djeshme. Njëra në fshatin Babush i Ri të Ferizajit ndërsa tjetra në qytetin e Shtimës.
Në të dyja rastet nuk ka ende të dyshuar, mirëpo sipas policisë hetimet po vazhdojnë, shkruan Drejt.info
Njoftimi i plotë i Policisë:
- Fsh. Babush i Ri, Ferizaj 10.06.2023 – 14:45.Ankusi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur i kishin vjedhur veturën e ti të tipit Pasat ngjyrë e zezë me targa vendore. Rasti në hetime.
- Rr. Tahir Sinani, Shtime 10.06.2023 – 13:35.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se iu është vjedhur vetura e tij me targa vendore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
