Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçêm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kjo pas takimit me kryeministrin e Kosovë, Albin Kurtin.
Lajçak në një prononcim para gazetarëve ka bërë të ditur se do të udhëtojë për në veri të Kosovës në mënyrë që ta kuptojë situatën më mirë.
“Këtë mbrëmje do të shkoj në veri, dua që ta kuptoj situatën dhe shpresoj që do të ketë një zgjidhje politike që do të na mundësojë ta zbatojmë plotësisht marrëveshjen”, është shprehur ai.
