Humb jetën i riu shqiptar në një aksident në Portogruaro

Një 18-të vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik rrugor në Portogruaro, bëhet e ditur nga mediat italiane.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20;00, ndërkaq sipas tyre, ai ka vdekur nga përplasja e makinës të cilën ai e drejtonte.

Në këtë përplasje janë përfshirë edhe dy makina të tjera ndërsa thuhet se origjina e përplasjes është shkaktuar nga rrëshqitja e një Fiat Grande Punto, e cila po lëvizte nga San Stino, në drejtim të Portogruaro.

Ekipet e shpëtimit kanë arritu me shpejtësi në vendin e ngjarjes, me tre ambulanca, një ekip zjarrfikessh si dhe dy patrulla karabinierësh, mirëpo pavarësisht ndërhyrjeve të ekipit të shpëtimit, ata nuk mund të bënin asgjë për të riun shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *