Tashmë fshati dhe ushqimi në fshat nuk do ju mungojë.
Në mes të Prishtunës hapet “bashqja e babës” për nga tradita e ushqimit tradicional.
“Bagolina” që të gjithë e njihni si vendin me të frekuentuar, tashmë hapet edhe si restorant me të gjitha ushqimet tradicionale. Fakt për të cilin është e vetmja në Kosovë, shkruan Drejt.info.
Një vend kaq të veçantë të cilin të gjithë duan ta vizitojnë kaq me përpikëmeri e ka hapur Petrit Kllokoqi të cilin të gjithë e njohin si kryetar të shoqatës së Gastronomeve.
Ai qysh sot ka hapur dyert për mikpritje.
“Përjetoni një rrugëtim gastronomik që tregon pasurinë e trashëgimisë sonë kulturore të gërshetuar me dizajnin modern te lokalit tone. Po sjellim restaurantin running për herë të parë me ushqime të zgjedhura nga recetat e gjysheve dhe nënave tona.Ju mirëpresim me zemër të hapur në Bagolina Traditional”, ka shkruar ai.
“Bagolina Traditional” ku tashmë mund të hahet flija e edhe qengji i pjekur me recetë tradicionale, lokacionin e ka në lagjën në mes të kryeqytetit, në Lakrishtë.
Hapja e këtij lokali bëhet sot, e që nga nesër dyert janë të hapura për ata që duan bukën, bukën e shtëpisë me plotë shije që ngjallë nostalgji për kohët e vjetra e ushqimin që hahej vetëm në shtëpi.
Veç ushqimit ambienti flet për veçantin e tij vetëm atëherë kur jeni brenda “Bagolina Traditional”


