“Pulëbardhat” e ndalin Liverpoolin

Brighton dhe Liverpooli kanë barazuar me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së nëntë në Premier League.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Adingra, në minutën e 20’.

Megjithatë, Liverpooli brenda pesë minutave e ktheu rezultatin me dy golat e Mohamed Salah.

Fillimisht Salah realizoi në minutën e 40’, teksa më pas pak para se kryhej pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, “Pulëbardhat” e barazuan rezultatin me anë të Dunk, në minutën e 78’.

Liverpooli pas tetë xhirove ka 17 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. Ndërsa Brightoni ka një pikë më pak në vendin e gjashtë.