Reperi i njohur Drake, e ka përmendur Prishtinën e Kosovës, në tekstin e njërës prej këngëve të publikuara në albumin e fundit.
Edhe pse konteksti në të cilin Drake e përmend Prishtinën lë dilema, ai përmend edhe fjalën tension në vargjet e ”Polar Opposites”, duke përçuar mesazh në mbarë botën.
“Ose është teksti yt që po lexoj gabim, ose veprimet e tua janë thjesht mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, por e di që tensioni po rritet”, thuhet në tekstin e këngës së Drake.
“Ka shumë njerëz të vdekur për mua që ende marrin frymë (duke iu referuar rivalëve të tij Kanye West dhe Pusha T), shumë mënyra të tjera për të kapërcyer njerëzit, nuk më duhej të shkelja për të fituar lirinë time”, vazhdon Drake.
