Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se konkursi i ri për Shkollim Specialistik, është hapur.
Sipas tyre, përmes këtij konkursi, do të ndahen 359 specializime për lëmi të ndryshme si dhe për nevoja të Institucioneve shëndetësore private.
Ndër të tjera, MSh-ja thekson se numri i specializimeve, mbështetet në tri kritere bazë: kuadrin deficitar, kapacitetet mentoriale si dhe kapacitetet infrastrukturore.
“Konkursi për shkollimin specialistik është në përputhje me standartet bashkëkohore si dhe në harmoni me nevojat e Institucioneve shëndetësore të vendit. Përmes këtij konkursi, ndahen 359 specializime për lëmi klinike, mjekësi familjare dhe për nevoja të Institucioneve shëndetësore private. Specializantët që do të pranohen në kuadër të Instutucioneve Publike Shëndetësore, do të financohen nga Institucionet përkatëse, sipas kërkesave të tyre, drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për nevoja të stafit profesional”, thuhet në njoftim.
