Haradinaj mirëpret ambasadorin turk në Kosovë, i falendërohet për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim, Ambasadorin e ri të Turqisë, Sabri Tunc Angili.

Gjatë një postimi në Facebook, Haradinaj vlerëson marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Turqisë, si dhe ka përmendur termetin shkatërrues, për të cilin thotë se ka qenë dëshmi për marrëdhënien e sinqertë mes këtyre dy shteteve.

“Prita në takim njoftues ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuam për zhvillimet në Kosovë dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Duke e uruar z. Angılı për detyrën e re, vlerësova lart marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy vendeve tona. Solidariteti i shprehur i Kosovës dhe gatishmëria për t’i dalë në ndihmë popullit turk pas tërmetit shkatërrues të cilin e përjetuan, është dëshmi për marrëdhëniet tona të sinqerta që kemi si dy shtete mike”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje ai falendëron ambasadorin për mbështetjen e Turqisë, për proceset integruese të Kosovës, për pranim në Këshillin Evropian.
“Njëkohësisht, ambasadorit i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Kosovën në proceset integruese, siç ishte rasti së fundmi në pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës por edhe në procese tjera integruese që na presin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *