Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se gjatë viteve 2007-2017 KEK-u ka pasur mbi 10 mijë aktivitete të prokurimit publik me vlerë mbi 1.3 miliard euro.
“Befasia me e madhe, qe shpenzuesi me i madhe në Kosove i prokurimit publik, nuk është audituar kurrë nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA). Kompani të penalizuara deri 61 herë brenda vitit, vazhdon prapë me kontraktim për mos respektim te kushteve te kontratës. Në mesin e këtyre kontratave, kishte dhe për import, kontratave te vlerave mbi 50 milionë euro. Tregohet po ashtu se edhe kur KEK ka prodhuar mjaftueshëm energji për kërkesat e konsumit vendor, është detyruar të ndalë gjeneratorët e vetë për të përmbushur kontratat e importit të energjisë elektrike”.
Statovci ka përmendur edhe raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit.
“KEK përgjatë dy viteve të fundit është dëshmia më e mirë për të demantuar të gjithë ata që pretendojnë se një ndërmarrje publike e menaxhuar nga stafi vendot, nuk mund të jetë e suksesshme dhe të operojë me profit”, tha tutje ajo.
