Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka folur për picën që ia kishte dërguar në stacion policor deputetit të VV-së, Armend Muja, kur ky ishte arrestuar për korrupsion.
Sado e kotë të duket të flitet për këtë temë, e njëjta u hap sot në Kuvend nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala.
E Haxhiu, tha se picën ia çoi Mujës në stacion me kërkesë të familjarëve, pasi që ai s’kishte ngrënë që nga mëngjesi.
Haxhiu mohon të ketë ndikuar në rastin e Mujës, duke mohuar kështu fjalët e kolegut të tij Shala i cili tha se “e ka nxjerrë nga burgu”.
Kjo deklaratë shkaktoi të qeshura edhe tek Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili iu drejtua Haxhiut me fjalët:
S’është në traditën e shqiptarit me u përmend një picë.
