Avokati i Nagip Krasniqit, del me një shkrim pas vendimit të Gjykatës së Apelit

Virtyt Ibrahimaga, avokat i kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka njoftuar përmes rrjetit të tij social-Facebook, se ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit, për vazhdimin me paraburgim të klientit tê tij. Ai ka thënë se Apeli ka lënë në paraburgim Krasniqin, për faktin që ai mund të ndikojë tek pesë dëshmitarë.

“Sa i përket masës së paraburgimit, Gjykata e Apelit konsideron se Nagip Krasniqi duhet të qëndrojë gjithësesi në paraburgim, sepse mund të ndikojë tek pesë dëshmitarë. Cilët deshmitarë nuk janë intervistuar deri me tani, gjykatesit si duket nuk i intereson. Megjithatë fakt është se te gjithë deshmitarët të cilët prokuroria i ka emëruar në propozimin e saj janë intervistuar nga hetuesia, muaj më parë dhe pas intervistimit kanë vazhduar të punojnë ne të njejtën korporate ku Nagip Krasniqi ka qenë epror i tyre, pa asnje ndikim. Kurse masat e tjera si arresti shtepiak nuk po e parandalojkan ndikimin e deshmitarëve. Sipas kesaj logjike, secili i i dyshuar në të ardhmen, i cili sipas pretendimit të prokurorise, pa mbeshtetje ne ndonjë provë asnjë- dëshmi të dorezuar dyshohet për vepër penale duhet të dergohet në paraburgim deri sa prokuroria të perfundoj hetimet”, ka shkruar ai përmes një postimi në Facebook.

Ndër të tjerash, ai ka shtuar se Vendimi i Apelit lidhur me kërkesën e adresuar, është dashur të bëhej me datë 27-të prill dhe jo tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *