Sobotka: Kosovës i mbetet sfidë luftimi i korrupsionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim homologun njëherëshit dhe kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Pas këtij takimi, është mbajtur dhe një konferencë për media, me c’rast Konjufca i’u drejtua Sobotk-as, se Kosova është e gatshme për një marrëveshje me Serbinë.

“Kosova me shumë vullnet të mirë e ka pranuar marrëveshjen, por ne jemi dëshmitarë se Serbia e lexon ndryshe nga ajo se si e lexon Kosova. Kjo marrëveshje është ndërtuar në dy shtylla, e para është njohja de facto e Serbisë për Kosovën… Të sillesh si Serbia dhe ta hedhësh poshtë këtë, e kërkon me ngulm një Republika Serbska brenda Kosovës. Serbia duke i bërë thirrje Listes Serbe që të mos marr pjesë në zgjedhje , nuk i kontribuon rajonit, por vetëm shkakton nxitje për destabilizim të situatës”, ka thënë Konufca gjatë kësaj konference.

Tutje ai shtoi se Austria i qëndron afër Kosovës, në të gjitha sfidat dhe proceset që ka Kosova si shtet për anëtarësim.

E fjalë mirënjohëse për Kosovën, pati dhe homologu Wolfgang Sobotka. Ai thekson se marrëveshja e arritur në Ohër është e rëndësishme si dhe nuk pret që kjo marrëveshje të zbehet.

“Unë mendoj se atë cfarë Kosova e ka arritur vitet e fundit, është mbresëlënëse, Marrëveshja e Ohrit, është shumë e rëndësishme… Marrëveshja e Ohrit thotë se Serbia nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Anëtarësimi në KIE është vendimtare për Kosovën, sepse aty janë përfaqësuar më shumë shtete sesa që janë në BE. Nuk mendoj që marrëveshja do të zbehet”, ka thënë ai.

Ai tha se Kosovës i mbetet sfidë korrupsioni, derisa shton se Kosova luan një rol të rëndësishëm për të ardhmen.

“Integrimi Evropian, fillon me kërkesën për anëtarësim, këtë Kosova e ka bërë, menoj që nëse luftohet korrupsioni, kemi një zhvillim pozitiv para vetes. Kosova  luan një rol të rëndësishëm për ne dhe të ardhmen”, ka shtuar Sobotka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *