Javë më parë është arrestuar drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës, ushtrimit të ndikimit dhe konflikit të interesit, e të cilit Gjykata Themelore, i kishte caktuar masë prej një muaj paraburgim.
E lidhur me ankesën e mbrojtjes së kryeshefit, Gjykata e Apelit ka vendosur që ta refuzojë kërkesën lidhur me lirimin e tij nga paraburgimi, kështu duke e lënë Krasniqin akoma në paraburgim.
Mbrojtja kishte kërkuar, që i njejti të lirohet nga paraburgimi dhe t’i caktohet një masë më e butë, e cila ka për synim që të sigurojë praninë e tij në procedurën penale.
