Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e Don Fran Kolaj në Zllakuqan të Klinës me rastin e festës së Pashkëve, duke theksuar vlerën e traditës së bashkëjetesës ndërfetare tek shqiptarët.
Ai ka rikujtuar lidhjen e fortë me familjen Kolaj, që sipas tij, ishte e pranishme edhe në kohët më të vështira: “Ashtu siç ishim bashkë me brezin e vjetër në kohë të vështira, jemi bashkë edhe sot, në liri e në gëzime.”
