Haxhiu: Rizvanolli ka dërguar mbi 20 lëndë në Prokurori, për asnjërën s’është kontaktuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka kritikuar Prokurorinë për drejtësi selektive.

Ajo ka thënë se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i ka dërguar në Prokurori mbi 20 raste dhe për asnjërën nuk është kontaktuar, njofton Klan Kosova.

“Rizvanolli ka adresuar më shumë se sa 20 lëndë. Për asnjërën prej tyre nuk është kontaktuar. Unë i kam 17 lëndë përpara, asnjëherë nuk është ftuar as bordi, as menaxhmenti dhe askush tjetër që i ka deponuar këto raste”.

“Kam gjetur në MD që prona publike nga ish-ministri i është dhënë privatit, por prokuroria e ka mbyllur këtë rast”.

“Por tash prokuroria a e din më kë merret? Me auditorin e MD që ka gjetur se janë bërë shkelje. Kjo nuk është drejtësi, është drejtësi selektive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *