Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar hetimin e deputetes Klotilda Bushka, e cila figuron në dosjen e arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në një deklaratë për mediat, Rama tha se mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së është mbajtur jashtë radhe me kërkesë të Bushkës, e cila drejton Komisionin e Ligjeve.
“Të gjithë jemi të befasuar që kryetarja e Komisionit figuron në atë aktakuzë për kryetarin e Komunës dhe bashkëshorten e tij. Kjo ka qenë arsyeja pse kemi pranuar ta zhvillojmë këtë takim,” deklaroi ai.
Sipas tij, Bushka ka mësuar për përfshirjen e saj në hetime nga televizori, pa qenë e thirrur, pyetur apo dëgjuar nga organet e drejtësisë.
