Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn, avokatët kërkojnë kohë për dosjen

Seanca në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për kryetarin e Komunës së Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për në orën 13:30, pasi avokatët kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

Veliaj, i cili u arrestua më 10 shkurt në zyrën e tij për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave, u paraqit mëngjesin e sotëm në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Në gjykatë ndodhet edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurie “arrest shtëpie”.

Po ashtu, para trupës gjykuese do të dalin edhe pesë biznesmenë shqiptarë të përfshirë në këtë çështje. Elman Albule është vendosur në paraburgim, ndërsa Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkelqim Fusha janë nën masën “detyrim paraqitjeje”.

Sipas dosjes hetimore, këta biznesmenë dyshohet se kanë bashkëpunuar në veprimet e kundërligjshme të kryetarit të Komunës së Tiranës.