Hoti: Kosova dhe Izraeli duhet të vendosin partneritet strategjik

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka quajtur historike vizitën e tij në Izrael, duke u shprehur se duhet të vendoset partneritet strategjik mes të 2 vendeve.

Hoti bëri të ditur se në cilësinë e kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, bashkë me kolegët e tij nga Kuvendi i Kosovës kanë takuar kryetarin e Kuvendit të Izraelit (Knesset), grupin homolog të miqësisë Izrael-Kosovë, komisionin për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje si dhe shumë deputetë të tjerë.

Teksa tha se Kosova është falënderuese për vendimin e Izraelit për njohjen e Kosovës, Hoti tregoi se gjatë bisedimeve atje është folur për heqjen e vizave ndërmjet këto 2 shteteve.