Ky është shefi i ri i EULEX-it në Kosovë

Këshilli Europian sot ka caktuar shef të ri të EULEX-it Giovanni Pietro Barbano, i cili do të zëvendësojë Lars-Gunnar Ëigemark.

Vendimi për të emëruar Barbano u mor nga vendet anëtare të BE-së në Komitetin Politik dhe Siguri.

Barbano është Gjeneral Major në Karabinierët Italianë dhe Drejtor aktual i Qendrës së Ekselencës për Njësitë e Policisë së Stabilitetit në Vicenza, Itali.