Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, edhe një herë tjetër ka reaguar për moskoordinimin e kryeministrit Albin Kurti me aleatët perëndimorë për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.
Sipas tij, “binomi Kurti-Osmani” ka dështuar, dhe se të njëjtit duhet të mbajnë përgjegjësi, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Hoti tha se qytetarët e Kosovës nuk duan konfrontim me SHBA-të, si aleat që siguron ekzistencën e vendit derisa shtoi se, sipas tij, Kurti dhe Osmani po e vendosin interesin partiak para atij shtetëror.
Njerëzit nuk duan konfrontim me aleatin që siguron ekzistencën e shtetit të Kosovës. Qytetari i Kosovës meriton t’i thuhet e vërteta. Secili politikan që ka përgjegjësi institicionale duhet të ketë forcë morale të marrë përgjegjësi edhe kur dështon, siç është rasti aktualisht me binomin Kurti-Osmani”, ka shkruar Hoti në Facebook.
