Hoxha: Daçiq bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve por këtu po e thotë të kundërtën

Ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Ferid Hoxha, i ka reaguar ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, rreth zbatimit të marrëveshjeve, Kosovë-Serbi.

Hoxha tha se Daçiq po bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve por vet në raport me Kosovën po e bën të kundërtën.

“Sipas Nenit 4 të marrëveshjes së Ohrit thuhet se Serbia s’do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organiztat ndërkombëtare. Isha shumë i befasuar ta dëgjojë ministrin Daçiq të thotë të kundërtën këtu edhe pse ai i bënte thirrje Kosovës që t’i përmbahet marrëveshjeve. Ne përshëndesim përfaqësuesin e BE-së, Borell, Lajcak, dhe Escobar për angazhimin e tyre. Marrëveshjet vlejnë nëse zbatohen”, tha Hoxha.

Ai theksoi se Kosova ka organizuar zgjedhje të shkëlqyera në veri, por se serbët nuk morën pjesë në këto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *