I premtoi diplomë në këmbim me ryshfet, arrestohet sekretari i shkollës teknike në Ferizaj

Arrestohet sekreati i një shkolle të mesme teknike në Ferizaj, dyshohet për marrje ryshfeti dhe mashtrim, njofton policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë, i njejti plotë katër muaj kishte pranuar ryshfet nga viktima dhe bashkëshorti i saj, duke i premtuar se do ta pajisjte me diplomë të shkollës së mesme, pasiqë një gjë të tillë i’a lejonte shkolla.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Ferizajt, pas zhvillimit të hetimeve për një kohë, ka arritur të siguroj dëshmi relevante se i dyshuarit (m) me pozitë sekretar i një shkolle të mesme teknike, gjatë ushtrimit të detyrës në vazhdimësi, nga muaji Dhjetor 2022 deri në muajin Mars 2023 kishte pranuar/marr ryshfet nga viktima (f) dhe bashkëshorti i saj njëmijë e dyqind (1200)Euro, duke i premtuar se do ta pajis me diplomë të shkollës së mesme, pasi shkolla në fjalë ofronte këtë mundësi me programin e quajtur “Mësimi i Përshpejtuar. Sot me datë 11.05.2023, është arrite të sigurohet prezenca e personit të dyshuar për tu intervistuar. Pas intervistës dhe analizës së gjitha dëshmive është ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprat penale “Marrja e Ryshfetit” dhe “Mashtrimi” sipas kodit penal të RKS-së”, thuhet tutje.
 Pas intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *