Profesori amerikan, Edward P. Joseph i ka kushtuar një shkrim të gjatë situatës së krijuar së fundi në Kosovë, nga tensionet e deri te paralajmërimet për sanksione ndaj Qeverisë Kurti.
Në shkrimin e tij, ai flet për sanksionet, ku mes rreshtash, operacionin e policisë së Kosovës në veri e quan “të pamatur”.
“E frustruar me kryeministrin e Kosovës për dështimin në paraqitjen e kushteve të tij për themelimin e Asociacionit, dhe e zemëruar me operacionin e tij të fundit, të pamatur të policisë speciale në veriun e mbizotëruar nga serbët e Kosovës, administrata e Biden tashmë e ka ndëshkuar Kosovën dhe është gati të shkaktojë më shumë dhimbje.” – thotë profesori amerikan.
