E mitura po bashkëjetonte me të dashurin, familjarët dyshuan se e rrëmbeu

Dje pasdite në fshatin Plemetin të Obiliqit, një grua ka raportuar në Polici se një person i moshës madhore ka rrëmbyer vajzën e saj të mitur posa ajo ka përfunduar procesin mësimor.

Njësitë policore kanë arritur që të gjejnë viktimën dhe të dyshuarin në fshatin Preoc të Graçanicës dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor.

Bazuar në dëshminë e vajzës së mitur, ajo ka shkuar me dëshirë që të jetojë me të dashurin e saj dhe e njëjta është shprehur se nuk ndjehet e sigurt që të vazhdojë jetesën në shtëpinë e familjes së saj. Për këtë arsye, ajo ka kërkuar që të dërgohet në strehimore.

Ndërkohë 19-vjeçari është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Bashkëjetesë me persona të mitur”.