Bayern Munich e ka identifikuar Julian Alvarezin e Manchester Cityt si një alternativë nëse nuk arrin të transferojë Harry Kane këtë verë.
Bayern Munich ka bërë tashmë dy oferta për Kane, dhe ata madje kanë mbajtur një takim me kryetarin e klubit Daniel Levy këtë javë.
Klubi gjerman e ka prioritet këtë verë kapitenin anglez, por në rast se një marrëveshje nuk realizohet ose sulmuesi bashkohet me ta pasi kontrata e tij me klubin aktual skadon në vitin 2024, kampionët e Bundesligës kanë një plan B dhe ai është të nënshkruajnë me Julian Alvarez në huazim nga Manchester City, sipas Sky Sports.
Së bashku me Alvarez, Bayern ka përzgjedhur edhe emrat e sulmuesve të Juventusit, Dusan Vlahovic dhe Werder Bremen, Niclas Fullkrug.
Alvarez pati një sezon të paharrueshëm 2022-23, gjatë së cilës ai fitoi tripletën me Cityn dhe Kupën e Botës me Argjentinën.
Në sezonin e tij debutues me Cityn, argjentinasi u paraqit në 49 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë pesë asistime.
