Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov si duket i është përgjigjur pretendimeve të fundit lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, kur dha një prononcim për një televizion rus.
Derisa u përgjigj pyetjes së gazetarit, Kadyrov tregoi bicepsin e tij në kamerë për të treguar se ishte në fakt në gjendje të mirë, transmeton Telegrafi.
“Fuqia Akhmat!”, ishte përgjigjja e liderit çeçen kur u pyet lidhur me pretendimet.
Javë më parë u raportua në medie se Kadyrov se ishte në gjendje kritike shëndetësore, por që të njëjtat raporte u hodhën poshtë nga ky i fundit.
Nuk është hera e parë që bëhen pretendime të tilla lidhur me gjendjen shëndetësore të aleatit të presidentit rus Vladimir Putin.
