Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka marrë vendim për pezullimin nga detyre e punës së kryeshefit Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm.
Sipas njoftimit, në vend të Krasniqit si ushtrues detyre është emëruar Përparim Kabashi, aktualisht drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.
Kujtojmë se javën e kaluar, kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar mbi dyshimin për tri vepra penale atë të “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”
