Kërcënimi i policëve të rinj në veri, faktorit ndërkombëtar i bëhet thirrje t’i reagojë Beogradit

Dje punën e kanë filluar një numër i zyrtarëve policorë nga komunitetet në komunat veriore të vendit.

Ndaj tyre është duke u zhvilluar një fushatë frikësuese në rrjete sociale.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një konferencë për media sot e ka dënuar këtë gjë, dhe ka bërë thirrje që ndërkombëtarët të reagojnë për këtë.

“Fushatën në kanale e në platforma sociale e që ka për qëllim kërcënimin e frikësimin e policëve serbë janë të papranueshme për ne. Edhe jam i bindur se janë të shpërfillura edhe prej vet tyre. Ata sot janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës sepse janë profesionistë të guximshëm se kanë dashuri për vendin, e këtë shprehin duke i kontribuar atij”.

“Faktori ndërkombëtar duhet të dënojë çfarëdo fushate, duhet të jetë i zëshëm ndaj Beogradit ndaj presionit që po bënë ndaj serbëve që janë në Kosovë. Ata që integrohen jetojnë më mirë ata që nuk integrohen mbeten peng i trysnisë financiare nga Beogradi zyrtar”, ka thënë Kurti.