Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka vazhduar këqyrjen e vendit të aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi dje në rrugën Shkup-Bllacë.
Pas nxjerrjes së veturës me targa të Kosovës dhe tre trupave të pasagjerëve të ndjerë nga ujërat e lumit Lepenc, do të urdhërohet autopsi, ndërsa prokurori publik do të koordinojë të gjitha veprimet për sigurimin e provave për zbardhjen e ngjarjes.
Deri në zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit në komunikacion, prokurori publik mbrëmë në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 48 orësh për personin që është paraburgosur rreth aksidentit.
Bëhet fjalë për një 64-vjeçar banues të Shkupit i cili në momentin kritik ka parakaluar kolonën e automjeteve në të cilën ndodhej edhe vetura kosovare.
