Për shumë ditë rradhazi, është përfolur gjithandej që moderatorja Kiara Tito, njëherësisht edhe ish protagonistja e BBVA, do ta shoqërojë bashkëshortin e saj Luiz Ejllin, në USA, për turneun e tij i cili do të zhvillohet atje, të premtën e 9 qershorit.
Burime të Drejt.Info, kanë bërë të ditur se Kiara nuk mund të jetë pjesë e këtij turneu, për shkak se asaj i është refuzuar viza.
Ndërkaq, Ejlli do të performojë atje, së bashku me reperin Mozzik dhe këngëtaren Fatlume Popovci.
