Kryetari i Suharekës e “rahaton” mbesën e tij në punë

Edona Muharremaj, vajza e vëllait të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremajt është punësuar në QKMF’në e kësaj komune në konkursin e fundit të shpallur nga Drejtoria e Shëndetësisë. 

Konkursi i hapur me 27 shkurt 2023 nga Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Suharekës për teknik/e të Farmacisë në QKMF’në “Rexhep Kuçi” ka përfunduar me punësimin e mbesës së kryetarit Bali Muharremaj.

Për këtë pozitë aplikuan tre kandidatë, por që pas intervistës dhe testit me shkrim, Edona Muharremaj doli si kandidatja me më së shumti pikë. Ajo mori gjithsej 173 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *