Boksieri Robin Krasniqi ka dhënë detaje për meçin e madh, të cilin do ta zhvillojë më 5 gusht.
Krasniqi do të përballet me Nadjib Mohammedi, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Krasniqi, tregoi se po e realizon ëndrrën e kamotshme, që të boksoj në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.
“Sot po dua me fol shumë, në Prishtinë janë emocionet pak më ndryshe, gjithsesi falënderimi i parë i takon Zotit që më ka zgjedhë mua që unë e gëzoj këtë sukses dhe që kam një histori që prej moshës që kur kam lindur në moshën 17-vjeçare kam lindur në Kosovë, pastaj kam shkuar në Gjermani, kam jetuar jo një jetë të lehtë. Ky sport ka dashtë sakrifica të mëdha. Kam deshtë që sakrificat që mos t’i sjell vetëm për veti por edhe vendin tim”, ëshë shprehur Krasniqi.
“Gjithë këtë turne që do të bëhet nuk mund të realizohet vetëm. Faleminderit të gjithëve, që të gjithë po na i hapim dyert në Kosovë dhe ëndrrën më në fund po e bëjë realitet”.
Robini potencoi se gjithë suksesin që e ka arritur do që ta bie në Prishtinë.
“Me krenari ma të madhe edhe jam shumë i lumtur që më në fund po realizohet ëndrra ime, e kom pasë ëndërr gjithmonë që një ditë në qiellin e Prishtinës të boksojë dhe këtë e kam pritur që të korri shumë sukses të bëjë një histori shumë të madhe dhe të gjitha t’i mbledh dhe atë sukses që më në fund ta bie në Prishtinë dhe ta realizojë këtë ëndërr të boksojë në qiellin e Prishtinës në qiellin e Kosovës dhe vendin tim ku jam le e jam rrit”.
