Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës duke kujtuar të gjithë ata që kanë sakrifikuar gjithçka për lirinë e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka nderuar luftëtarët e UÇK-së, dëshmorët dhe invalidët që u flijuan për këtë ditë.
“Me dhembjen më të madhe e të paharruar për martirët, viktimat civile, të zhdukurit, gratë e dhunuara dhe refugjatët – viktima të një sistemi gjenocidal; Me besimin në pastërtinë e luftës për liri dhe në rikthimin e shpejtë të çlirimtarëve tanë në mesin tonë; Me respektin më të lartë për miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, të cilët, kur na duhej më së shumti, ishin aty për ne – për të finalizuar përpjekjen shekullore për liri”, ka shkruar Krasniqi.
