Krasniqi: Thaçi dhe Veseli janë ndjerë shumë të inkurajuar nga mbështetja e popullit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se ish-krerët e UÇK-së që ndodhën në Hagë e kanë përcjellë marshin për drejtësi të mbajtur më 2 prill në Prishtinë.

Krasniqi ndër të tjera ka thënë se pas marshit ka biseduar me Thaçin dhe Veselin, dhe sipas tij ata e kishin ndjerë përkrahjen e dhënë nga popullin para seancës së parë të gjykimit.

Në fakt e kam ditë që ata bashkërisht të gjithë do ta përcjellin të sallonin ku qëndrojnë gjatë ditës. Ishte emocionuese se do ta dinim se do ta shihnin përkrahjen e madhe për ta. Me Uranin dhe Abelardin arritëm të ishim në seancën e parë, përkundër vonesave të fluturimit. Pas marshit fola me Thaçin dhe Veselin. Jam dëgjuar në telefon pas seancës së ditës së parë dhe e kemi ndjerë se kanë qenë shumë të inkurajuar dhe më të fortë në atë ditë. Në fund kjo gjykatë, gjykimet i shpall në emër të popullit, por populli ishte në Prishtinë. Ishte një udhëtim jo fort i këndshëm për arsye që ishim shkuar, por në anën tjetër kishim një statisfaksion për atë që kishim bërë.” – ka thënë Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *