Arrestohet një femër në Prishtinë, dyshohet për falsifikim të parave

Është arrestuar një femër pasi që dyshohet për falsifikim të parave.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me qytetarët kanë arritur që të sigurojnë informacionet he provat.

Pas arrestimi dhe kontrollimit, tek e dyshuara N.B., Policia e Kosovës ka gjetur 47 kartëmonedha nga 100 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Komunikata e plotë:

Falë bashkëpunimit me qytetarë, hetuesit policorë nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Prishtinë, më 06.04.2023, kanë arritur të sigurojnë informata dhe prova se e dyshuara N.B., (viti i lindjes 1987, femër kosovare), ka tentuar të bëjë shpërndarjen e një sasie të parave të falsifikuara.

Tek e dyshuara, në çantën e saj janë gjetur: 47 kartëmonedha nga 100 € (gjithsejtë 4,700.00€), të cilat dyshohet se janë të falsifikuara si dhe një elektroshok.

Ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parasë’. Ajo është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori e njëjta është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *