Tre gjigantët e Premierligës raportohet se janë duke tentuar ta paguajnë klauzolën e yllit të Napolit, Kim Min-jaes, që do të jetë aktive që nga 1 korriku i këtij viti.
Këto skuadra janë Manchester United, Liverpool dhe Tottenham sipas raportimeve në Britaninë e Madhe, të cilët janë përfolur se janë të interesuara të sjellin përforcime në vijën mbrojtëse këtë afat kalimtar veror.
Sipas Il Mattino, Kim ka një klauzolë në marrëveshjen e tij aktuale me Partenopei që do të thotë se ai do të jetë në dispozicion për një tarifë prej 50 milionë euro që nga 1 korriku i këtij viti

Reprezentuesi i Koresë së Jugut u soll në klub vetëm në verën e vitit 2022 si zëvendësim për Kalidou Koulibaly, i cili u largua për te Chelsea pas një periudhe prej tetë sezonesh në Napoli.
Napoli shpenzoi afër 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e Kim nga Fenerbahce dhe mori një kthim të menjëhershëm nga investimi i tyre pasi mbrojtësi gjigant mori çmimin e lojtarit të muajit në Serie A në shtator, pas vetëm dy muajsh në Itali.
Megjithatë, pas një fushate kaq mbresëlënëse me Napolin këtë sezon, çmimi prej 50 milionë eurosh konsiderohet të jetë një Pazar i vogël nga disa klube të Premierligës dhe 26-vjeçari mund të tundohet të largohet nga Partenopei pas vetëm një sezoni të plotë, për një ligë të fortë siç është ajo e Premierligës që cilësohet si më e mira në botë.
