Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarëve në veri të vendit.
Ai ka shpërndarë pamjet ku shihet duke u sulmuar ekipi i RTK-së dhe ka thënë se sulmet e tilla janë të papranueshme dhe duhen denuar nga të gjitha palët që kryeissht po janë të zëshme për situatën në veri.
“Një tjetër gazetar është sulmuar brutalisht teksa mbulonte zhvillimet në veri të Kosovës gjatë ditës së sotme nga persona të maskuar.
Sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë absolutisht të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët që përndryshe janë të zëshme për situatën” ka thënë mes të tjerash Kurti.
