Kurti: I jemi falendërues e mirënjohës NATO-s

Kryeministri Albin Kurti, tha se ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloj gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës.

Prandaj siç tha ai, për këtë Kosova gjithnjë dhe përgjithmonë është falënderuese dhe mirënjohëse.

Ai më tutje shtoi se përulen para dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirin e popullit dhe çlirimin e Kosovës.