Osmani: Dita e Çlirimit të Kosovës, është dita më e rëndësishme për popullin e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani 12 qershorin e ka quajtur ditë më të rëndësishëm për kombin tonë.

Kjo ngase sipas saj, mu në këtë ditë edhe u çlirua Kosova pas një lufte nga Serbia mbi një popull të pafajshëm ku edhe kreu gjenocid.

Ajo tha se që nga mëngjesi kanë nderuar të gjithë ata që kontribuan që liria të bëhet realitet, duke filluar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, ish-veprimtari Adem Demaçi, familja Jashari e ushtarët e NATO-s.

E para e shtetit tha se Kosova dhe populli i sa i janë mirënjohës miqve që lirinë e demokracinë e bënë realitet dhe sot po e gëzojnë edhe qytetarët.