Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk e ka pranuar ende draft-statutin e pesëshes evropiane për Asociacionin.
Kurti i tha opozitës së kurrfarë pranimi s’vije në shprehje pa e parë edhe ata, e siç tha ai, “për shkak se nuk e kam pranuar edhe nuk po e shihni”.
“Pesë emisarët më kërkuan garancione që draftin mos ta bëjë publik, pasi publikimi i tij do të keqpërdorej në dëm të qeverive sponzoruese”, tha Kurti.
Më tej, kreu i qeverisë tha se pesë emisarët, në kuadër të të planit të tyre ofruan draft-statutin, ku sipas tij, e përcollën qëndrimin e shefave të shteteve dhe qeverive.
“Ai përbën një dokument që përfaqëson unitetin transaltantik. Karakteri trans-atlantik i dokumentit më dha përshtypjen e një iniciative më serioze që unë s’e kisha takuar më parë në një frymë kaq unifikuese dhe me intensitet të lartë. Njëjtë për nga rëndësia më bëri përshtypje fakti që zyrtarë shumë të lartë të secilit shtet ishin marrë direkt me tekstin e tij”.
“Ma shpjeguan që hartimin e draftit e kanë bërë me kujdes për Kushtetutën, letrën e Mogherinit, qëndrimin amerikan dhe më thanë që është në përputhje me Ligjin e Kosovës për Vetëqeverisje Lokale dhe ligje të tjera të aplikueshme”, tha Kurti.
Më tej, Kurti tha se nga këndi procedural, nuk do të jep qëndrim juridik, por, ai dha një vlerësim politik, për të cilin tha se drafti e ndërpret trashëgimin mos-njohjëse të Kosovës që ishte çimentuar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.
“Pra, në gjykimin tim politik, drafti ka një qartësi për sa i përket njohjes se Kosovës si një shtet i pavarur në të cilin serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multientike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues për Kosovën në njohjë të shtetit sovran dhe të integritetit tonë territorial. Kjo qartazi nuk është “Zajednicë”, ashtu sic e parashiheshin marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 sepse asisoj do të ishte edhe e padiskutueshme”.
“E dyta, drafti në vlerësimin tim politik e bën të qartë që mekanizimi që do të themelohet do të ketë karakter koordinues dhe bashkëpunues. Pra, nuk do t’i paragjykojë dhe s’do të ndërhyjë në kompetencat e pushtetit publik, komunave e organeve qendrore askujt”.
“E treta, drafti e mbyll hapësirën e përdorur nga Serbia që serbëve në Kosovë t’iu projektojë një të ardhme jashtë kufijve të Kosovës apo në mosnjohje të kufijve të Kosovës, e rrjedhimisht ata të jetonin me ndjenjën e imponuar nga Beogradi për një luftë të re për territori a shkëmbim territorial a bashkim me këdo tjetër”, tha Kurti.
Shefi i Qeverisë së Kosovës tha se nga vlerësimi i tij politik, drafti e mbyll qarkun e kapërcimit të tij përmes veprimit autonom të anëtarëve të tij.
“Drafti e bën të qartë që çfarëdo ndryshimi i statutit bëhet pasi të është pajtuar MAPL-ja dhe vetëm pasi të ketë dhënë aktgjykim lejues Gjykata Kushtetuese. Kjo e përmbys atë që e ndërtonin marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, përkatësisht supozimin që e krijonin ato që pjesëmarrësit në një asociacion do të jenë të lirë të avancojnë atë në një drejtim të panjohur. Një drejtim i tillë i panjohur më nuk ekziston dhe tash drejtimi është i qartë dhe i njohur, e ai është Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”, tha Kurti.
