Kuvendi i Shqipërisë shpërbën Radiotelevizionin Shqiptar, shkarkon të gjithë Këshillin Drejtues pas shkeljeve të njëpasnjëshme

Kuvendi i Shqipërisë sot mban seancë plenare, ku pritet interpelanca me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, e kërkuar nga deputeti i opozitës, Asllan Dogjani. Më pas, do të shqyrtohet projektligji për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Në rend dite është edhe projektligji për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane, i cili lidhet me përdorimin e certifikatave të qarkullimit të lëshuara në mënyrë elektronike nga 1 janari 2025.

Po ashtu, do të diskutohet projektligji për ndryshimet në ligjin për trajtimin e pronave dhe përfundimin e procesit të kompensimit. Kuvendi do të shqyrtojë edhe dy projektvendime për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Gjithashtu, në seancë pritet të votohet zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe emërimi i Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Kuvendi do të vendosë edhe për miratimin e fondit për financimin e partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e vitit 2025.

Në fund, pritet shkarkimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, përfshirë kryetarin Leka Bungo dhe disa anëtarë tjerë, si dhe lirimi nga detyra i Gëzim Podgoricës dhe Genc Përmetit.