“Sy më sy”, kryeministri shqiptar replikon me komentuesit në rrjetet sociale: Nuk e dini ju çfarë droge marr unë

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, duke komentuar arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Të mos më bëjë askush ‘lule mos prek’, unë jam njeriu më i sulmuar,” deklaroi Rama.

Ai ironizoi disa komente duke thënë: “Eh, mos u bëni qesharakë! Çfarë mielli ke marrë, s’ta paskan dhënë të mirë. Nuk kam nevojë për atë, kam drogën time: artin dhe betejën politike.”

Më tej, Rama u shpreh se vendimet e mëdha kërkojnë vendosmëri: “Pa i mëshuar tavolinës, nuk lëvizin gjërat si duhet. Kush nuk i mëshon tavolinës, le të shkojë në punë të vet.”

Në fund, ai iu referua një kandidati për Tiranën, i cili e kishte quajtur “anormal”: “Një anormal duhet, s’kam asnjë problem me këtë. I mëshoj tavolinës, që ç’ke me atë punë.”