- Gjatë ditës së djeshme u raportua se një 30-vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta në hollin e Hotelit Grand në kryeqytet.
I riu, dyshohet se u rrëzua në diskon “13 Rooftop” në këtë hotel dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Edhe Innovation Centre Kosovo, vendi ku ai punonte, ka njoftuar për vdekjen e Erblinit i cili ishte mjeshtër i ‘Motion Design’.
“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të mikut dhe anëtarit të komunitetit tonë, Erblin Shala. Erblini ishte mjeshtër në Motion Design, drejtoi kompani në fushën e dizajnit, një djalosh plot humor dhe energji pozitive, i cili do të mbetet gjatë në kujtesën tonë. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve nga Gjakova dhe Prishtina. Të qoftë i lehtë dheu, Erblin!”, thuhet në njoftim./Gazeta10
