Ka përfunduar numërimi në 40 bashki.
Sipas rezultateve të Komisioni Qendror Zgjedhor, Partia Socialiste i ka fituar zgjedhjet në 34 prej tyre: Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Patos, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas.
Derisa koalicioni Berisha-Meta “Bashkë fitojmë” ka triumfuar në gjashtë prej tyre: Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.
Nga mediat shqiptare raportohet se po vazhdon numërimi edhe në 21 bashki tjera.
