Deputeti nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar ashpër pas kidnapimit të tre policëve kosovarë. Ai ka thënë se Serbia ka shkelur çdo vijë të durimit të Kosovës, derisa akuzon kryeministrin Kurti për pamaturi ndaj situatave të krijuara në veri.
“Serbia shkeli çdo vijë të durimit tonë, si shoqëri e si shtet Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës, nga autoritetet serbe. Ai përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje për unitet, bazuar në situaten në të cilën ndodhemi. “Ta lëmë anash pamaturinë e Albinit, përfshirë mungesën e strategjisë operacionale dhe humbjen e miqve ndërkombëtarë, për Kosovën të gjithë duhet të jemi një”, shkruan ai.
Tutje ai shton se kidnapimi i policëve tanë në veri te vendit, nuk është asgjë më pak se akt praktik i shpalljës së luftës.
“Sot Serbia terroriste shfaqi agresivitetin e saj dhe dëshirën e saj për krim e gjenocid. Kidnapimi i policëve tanë në veri te vendit, nuk është asgjë më pak se akt praktik i shpalljës së luftës”, shkroi Lushtaku. Lushtaku përmes një postimi në Facebook, iu bëri thirrje të gjitha institucioneve e strukturave përgjegjëse të sigurisë që të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë, derisa shkroi se si popull të jemi të gatshëm për çdo gjë”, shkruan tutje Lushtaku./shkruan Drejt.Info.
