Qeveria e Kosovës e ka ndaluar së fundi, hyrjen e veturave me targa të Serbisë në territorin e shtetit.
”Për arsye të sigurisë, institucionet kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare. Andaj, si hap i menjëhershëm është vendosur që të ndalohet hyrja e automjeteve me targa të Serbisë në Republikën e Kosovës, teksa vazhdon analizimi i situatës nga institucionet e sigurisë. Veprimet e radhës do të merren bazë të rekomandimeve të institucioneve të rendit”,tha zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
