Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka folur për rrahjen e sotme që ndodhi në kuvendin e Kosovës.
Ai tha se sulmi në kuvend ishte i koordinuar nga qeveria, të cilët sipas tij, ishin të gatshëm që të veprojnë në çdo formë për t’ua nënçmuar aksionin politik.
“Nuk ka logjikë të sulmohet nga një zëvendëskryeministër për aksion politik. Ata mund të reagojnë në foltore siç vepron çdo përfaqësues i popullit, e jo në formën siç veproi ai, duke e marrë një pankartë të Albin Pinokios, që e paska penguar fort”.
“E ka penguar për arsye se po shihet qartë se është duke gënjyer. Ne kemi pasur mundësi të kemi ndonjë reagim spontan, por assesi të paramenduar”, tha ai.
Lushtaku tha se ka deputetë të lënduar, teksa shtoi se “nuk e mbaj në mend se si ka ndodhur, sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt”.
